Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, informon se gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme, Bashkia Korçë është përfshirë nga reshje bore. Punonjësit e Njësisë së Shërbimeve Publike janë në terren që prej mbrëmjes së djeshme dhe vijojnë pastrimin e rrugëve për normalizimin e qarkullimit.
Ndërhyrjet po kryhen në të gjitha akset kryesore dhe Njësitë Administrative për të garantuar lëvizjen e sigurt të banorëve. Falë angazhimit të strukturave përgjegjëse, situata aktualisht paraqitet e qetë dhe e menaxhueshme, pa problematika të evidentuara.
Banorët ftohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të bashkëpunojnë për sigurinë e të gjithëve.
/Motilokal.com
