Të enjten priten vranësira mesatare deri të dendura, me kthjellime të shkurtra herë pas here. Në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare do të ketë reshje shiu të dobëta dhe të herëpashershme, në ndonjë moment edhe në formë shtrëngatash të shkurtra. Në zonat luginore, sidomos në orët e mëngjesit dhe gjatë reshjeve, pritet mjegull dhe mjegullinë. Në Alpe do të ketë reshje të dobëta bore, kryesisht në mëngjes dhe në orët e vona të mbrëmjes.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
