Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se gjatë natës nuk janë regjistruar reshje shiu apo bore. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në zonat malore.
Sipas ARRSH-së qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore. Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë kryer pastrimin e akseve nga dëbora dhe kanë shpërndarë kripë për të parandaluar ngricat.
“Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat malore me prezencë bore”, apelon ARRSH.
/Motilokal.com
