Moti të premten në Shqipëri parashikohen vranësira, por edhe intervale të herëpashershme me diell. Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare priten reshje shiu të dobëta e të herëpashershme, ndërsa lokalisht mund të ketë shtrëngata afatshkurtra.
Ditën e shtunë moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Të dielën moti do të jetë më i paqëndrueshëm. Vranësirat do të alternohen me periudha me diell, por nga pasditja vonë dhe gjatë mbrëmjes priten reshje shiu, të shoqëruara edhe me erëra.

/Motilokal.com
