Vitamina D: Nivelet e ulëta rrisin rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes dhe shtrimit në spital

Vitamina D: Nivelet e ulëta rrisin rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes dhe shtrimit në spital

Mungesa e rëndë e vitaminës D shoqërohet me një shkallë më të lartë të shtrimit në spital për infeksione të frymëmarrjes, të tilla si bronkiti dhe pneumonia.

Të dhënat e mësipërme janë sipas një studimi të udhëhequr nga Universiteti i Surrey-t dhe të botuar në "The American Journal of Clinical Nutrition".

Marrëdhënia midis niveleve të vitaminës D dhe shtrimit në spital

Studiuesit analizuan të dhënat e 36,258 pjesëmarrësve nga baza e të dhënave UK Biobank për të hetuar marrëdhënien midis niveleve të vitaminës D, një vitaminë jetësore për mirëqenien tonë fizike, dhe shkallës së shtrimit në spital për shkak të infeksioneve të frymëmarrjes.

Infeksionet e traktit të poshtëm respirator (pneumonia dhe bronkiti) renditen ndër 20 shkaqet kryesore të vdekjes në mbarë botën për njerëzit e moshës 50-74 vjeç dhe në dhjetë shkaqet kryesore për ata të moshës 75 vjeç e lart.

Studiuesit zbuluan se ata me mungesë të rëndë (më pak se 15 nmol/L) kishin 33% më shumë gjasa të shtroheshin në spital për një infeksion respirator sesa ata me nivele të mjaftueshme të vitaminës D (të paktën 75 nmol/L). Ata gjithashtu zbuluan se për çdo rritje prej 10 nmol/L të vitaminës D, shkalla e shtrimit në spital për infeksione respiratore ulet me 4%.

Studiuesit theksojnë se gjetjet e studimit tregojnë rëndësinë e konsumimit të ushqimeve të pasura me vitaminë D dhe marrjes së suplementeve për të zvogëluar rrezikun e shtrimit në spital.

/Motilokal.com