Moti gjatë së shtunës në Shqipëri

Moti gjatë së shtunës në Shqipëri

Të shtunën moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu do të ketë që në orët e mëngjesit, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas mesditës, shiu do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit, kryesisht i dobët. Në veriperëndim dhe lokalisht në jugperëndim priten reshje më të theksuara, herë pas here në formë shtrëngatash afatshkurtra. Në zonat alpine dhe në verilindje e lindje, mbi 800 deri 900 metra lartësi, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 14 °C.

/Motilokal.com