E hëna në Shqipëri nis me vranësira mesatare deri të dendura që nga orët e para të ditës e deri në mesditë. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme herë pas here me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht mund të shfaqen shtrëngata afatshkurtra. Pas mesditës moti mbetet me vranësira dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh, kryesisht në ultësirën perëndimore. Reshjet dobësohen dhe mbeten lokale, kryesisht në zonat malore. Në Alpe, në verilindje mbi 700–800 metra dhe në juglindje mbi 800–900 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Dukshmëria do të jetë e reduktuar për shkak të shiut dhe dëborës.
Dita e martë sjell mot më të qëndrueshëm, me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore priten vranësira kalimtare.
Ndërkohë, e mërkura parashikohet me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore mbetet mundësia për reshje bore.

/Motilokal.com
