Moti të hënën në Kosovë parashikohet vranësira dhe reshje shiu, të cilat mund të shoqërohen me bubullima. Në zonat malore do të ketë reshje bore.
Të martën moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell.
Ditën e mërkurë parashihet mot pjesërisht i vranët me intervale dielli. Në mbrëmje ka mundësi për riga lokale shiu, ndërsa në mal reshjet mund të jenë bore.

/Motilokal.com
