Moti gjatë së mërkurës në Shqipëri

Moti gjatë së mërkurës në Shqipëri

Moti të mërkurën në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut nisin rreth mesditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas mesditës shiu përfshin të gjithë territorin, kryesisht me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore, reshjet herë pas here pritet të jenë më intensive, në formë shtrëngatash afatshkurtra. Në Alpe parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në verilindje dhe lindje mbi 800–900 metra, si edhe në juglindje mbi 1000–1100 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 14 °C.

/Motilokal.com