Moti të enjten në Shqipëri do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura. Në pjesën më të madhe të vendit priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në jug, reshjet do të jenë afatshkurtra, lokalisht deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në zonat malore të Alpeve, në verilindje mbi 900–1000 metra dhe në juglindje mbi 1000–1100 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në juglindje edhe mesatar.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
