Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) përmes një komunikate për media i siguron qytetarët se situata është nën kontroll të plotë dhe se institucionet përkatëse janë duke vepruar me përgjegjësi maksimale, në përputhje me njoftimin e pranuar nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë (RASFF).
"Nga momenti i pranimit të informacionit nga RASFF e deri më sot, nga tregu janë tërhequr 212 pako të produktit APTAMIL AR 2 – 400 g, me datë skadimi 02.01.2027, të cilat do të asgjësohen në përputhje me legjislacionin në fuqi", thekson AUV.
Tutje në njoftim thuhet se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë më tej me gjurmueshmërinë e shpërndarjes së produktit APTAMIL AR 2 – 400 gram dhe me tërheqjen e tij nga tregu.
"Edhe pse përballet me mungesë të theksuar të inspektorëve, AUV dëshmon se mekanizmat e sigurisë ushqimore janë funksionalë dhe se shëndeti i konsumatorëve mbetet prioritet absolut i Agjencisë."
AUV kq deklaruar se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të zinxhirit ushqimor, me qëllim ruajtjen e besimit të qytetarëve, garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik në Kosovë.
/Motilokal.com
