Njihuni me motin për të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Njihuni me motin për të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Reshjet e shiut do të shfaqen herë pas here që nga orët e para të ditës deri rreth mesditës në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët. Në zonat qendrore dhe perëndimore, lokalisht priten shtrëngata të shkurtra. Në Alpe dhe në zonat e larta malore të verilindjes dhe juglindjes parashikohen reshje bore të dobëta.

Gjatë ditës së shtunë moti mbetet i paqëndrueshëm. Në orët e paradites parashihen reshje të lehta shiu, me përmirësime të përkohshme më pas.

Ditën e diel moti parashikohet kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Në disa zona të ulëta dhe malore reshjet mund të jenë në formë bore.

/Motilokal.com