Tre skiatorë shkaktojnë ortek bore në Brezovicë, njëri prej tyre lëndohet

Tre skiatorë shkaktojnë ortek bore në Brezovicë, njëri prej tyre lëndohet

Sot, tre skiatorë kanë hyrë për ski jashtë pistave zyrtare dhe të shënuara në Qendrën e Skive Brezovicë, duke shkaktuar një ortek bore.

Si pasojë e incidentit, dy skiatorë janë larguar nga vendngjarja, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar në këmbë në majë të një piste të pashënuar. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të ekipit të shpëtimit të skive, skiatori i lënduar është evakuuar me siguri dhe është transportuar me ambulancë për trajtim mjekësor.

Ky veprim i papërgjegjshëm ka rrezikuar seriozisht jo vetëm jetën e skiatorëve, por edhe atë të ekipit të shpëtimit të Qendrës së Skive Brezovicë gjatë ndërhyrjes. Për incidentin është njoftuar policia.


/Motilokal.com