Moti të hënën në Shqipëri do të jetë kryesisht me vranësira mesatare e të dendura, me periudha të shkurtra kthjellimesh, kryesisht në ultësirën perëndimore dhe jug të vendit. Gjatë natës priten reshje të dobëta shiu me karakter lokal. Ditën reshjet do të jenë kryesisht të lehta, me mundësi shtrëngatash të shkurtra në zonën qendrore. Në mbrëmje reshjet do të ndalojnë. Në zonat mbi 900-1000 metra, veçanërisht në veri-verilindje dhe juglindje, priten reshje bore me intensitet të ulët.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
