Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar pas rasteve të hedhjes së papranueshme të mbeturinave inerte në zona jo të autorizuara, duke theksuar se ky veprim pengon punën e ekipeve dhe shkel rregulloren komunale për menaxhimin e mbeturinave.
Nga “Pastrimi” bëhet e ditur se institucionet përkatëse janë kontaktuar dhe pritet që të ndërmerren masa të shpejta lidhur me këtë rast.
Kompania apelon që mbeturinat inerte të mos hidhen pranë kontejnerëve dhe të respektohet orari dhe lokacioni i caktuar nga Komuna e Prishtinës. “Kjo mënyrë e hedhjes së mbeturinave është e papranueshme dhe pamundëson punën e ekipeve tona. Ju lutemi, hidhni mbeturinat vetëm në lokacionet dhe oraret e përcaktuara”, theksojnë nga kompania.
KRM “Pastrimi” rikujton qytetarët për rëndësinë e respektimit të rregulloreve komunale, për të siguruar pastërti dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave.
/Motilokal.com
