Të martën, moti në Shqipëri do të jetë i ndryshueshëm. Do të ketë vranësira mesatare deri të dendura, me kthjellime të herëpashershme sidomos në ultësirën perëndimore dhe në jug. Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit priten reshje të dobëta shiu, kryesisht lokale. Gjatë mesditës dhe pasdites reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët, ndërsa në zonën qendrore mund të ketë shtrëngata të shkurtra. Në mbrëmje reshjet do të ndalen. Në zonat malore mbi 900 deri 1000 metra, në veri, verilindje dhe juglindje, priten reshje të lehta bore.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 16°C.
/Motilokal.com
