Njihuni me motin për të mërkurën në Shqipëri

Njihuni me motin për të mërkurën në Shqipëri

E mërkura sjell një mot të paqëndrueshëm në Shqipëri. Paraditja nis me intervale dielli dhe vranësira që herë pas here bëhen më të dendura. Rreth mesditës priten reshje të lehta shiu në shumicën e zonave, ndërsa pasdite shiu do të rikthehet herë pas here dhe në disa vende mund të zgjasë më shumë, me intensitet të ulët deri mesatar.

Në mbrëmje vonë, temperaturat bien në zonat malore. Në Alpe si edhe në verilindje, lindje dhe juglindje, mbi 900 deri 1000 metra lartësi, priten reshje dëbore të lehta dhe lokalisht mesatare.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 17°C.

/Motilokal.com