Pse ftohemi më shumë në dimër?

Pse ftohemi më shumë në dimër?

Është çështje e ekspozimit më të madh ndaj mikrobeve. Gjatë dimrit kalojmë më shumë kohë brenda, afër njerëzve të tjerë. Kollitjet dhe teshtimat përhapin mikrobet në ajrin e mbyllur, ku ato qëndrojnë për një kohë të gjatë. Pastaj mbesin edhe në dorezat e dyerve dhe çelësat e dritave për orë apo edhe ditë.

Në verë ndodh e kundërta. Rrezet ultraviolet të diellit i vrasin mikrobet, dritaret e hapura e qarkullojnë ajrin dhe njerëzit kalojnë më shumë kohë jashtë.

Edhe pushimi i drekës shpesh bëhet në park, jo në hapësira të mbyllura. Kjo e ul dukshëm mundësinë e përhapjes së mikrobeve.

/Motilokal.com