Të enjten mbi Kosovë priten kryesisht vranësira, me disa intervale të shkurtra dielli gjatë paradites. Herë pas here mund të ketë edhe ndonjë rigë të lehtë shiu. Nga mbrëmja retë fillojnë të tërhiqen dhe priten më shumë kthjellime.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 6°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
