Me shumë gjasë, po. Kështu mund të ketë marrë emrin edhe “ftohja e zakonshme”. Virusi kryesor që e shkakton, rinovirusi, është pothuajse gjithmonë rreth nesh. Pra, nëse sëmuresh apo jo varet shumë nga sa i fortë është imuniteti, dhe temperatura mund të ketë ndikim në këtë. Janë bërë shumë eksperimente për ta kuptuar më mirë, por rezultatet nuk kanë qenë gjithmonë të njëjta.
Në një studim të vitit 2005, 90 persona i mbajtën këmbët në një enë me ujë dhe akull për 20 minuta. Pas pesë ditësh, gati 30 për qind prej tyre shfaqën simptoma ftohjeje. Ndërsa 90 persona të tjerë i mbajtën këmbët në një enë bosh dhe më pak se 10 për qind u ftohën.
Një shpjegim i mundshëm është se i ftohti i ngushton enët e gjakut në hundë dhe fyt, duke e bërë më pak efektive punën e qelizave të bardha që luftojnë infeksionet. Mund të jetë edhe një lloj mekanizmi mbijetese. Sistemi imunitar harxhon shumë energji dhe, kur temperaturat janë shumë të ulëta, trupi mund ta ketë më të mençur ta përdorë atë energji për t’u ngrohur. Në fund të fundit, s’ka shumë kuptim të përpiqesh të shmangësh një virus nëse rrezikon të pësosh hipotermi.
/Motilokal.com
