Moti të premten në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje të lehta shiu nisin që në orët e para të ditës përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Pas mëngjesit, shiu përhapet gradualisht në të gjithë vendin, me intensitet të ulët deri mesatar. Në disa zona priten shtrëngata të shkurtra. Në veriperëndim dhe në zonat qendrore, nga mesdita deri në orët e vona të mbrëmjes, reshjet do të jenë herë pas here më intensive. Lokalisht priten shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Të shtunën moti mbetet kryesisht i vranët me reshje shiu, ndërsa në zonat e larta malore parashikohen reshje bore.
E diela nis me vranësira dhe reshje lokale shiu. Nga mesdita parashihen intervale me diell, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes mbetet mundësia për ndonjë rigë shiu.

/Motilokal.com
