Bashkia Durrës njofton se, sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, të premten qyteti pritet të përfshihet nga reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.
Për shkak të këtyre kushteve, qytetarëve u kërkohet të shmangin lëvizjet e panevojshme, të kenë kujdes gjatë qarkullimit me automjete dhe të sigurojnë objektet në hapësirat e jashtme.
Bashkia e Durrësit është në gatishmëri të plotë. Strukturat e ndërmarrjeve, emergjencave dhe policisë bashkiake janë në terren, të angazhuara për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe familjeve të tyre në çdo situatë që mund të paraqitet.
/Motilokal.com
