Përmbytje në Himarë, përroi del nga shtrati dhe uji mbulon rrugët

Përmbytje në Himarë, përroi del nga shtrati dhe uji mbulon rrugët

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë jugun e vendit kanë krijuar probleme serioze në qytetin e Himarës, ku përroi që kalon nëpër qytet ka dalë nga shtrati.

Uji ka përmbytur disa rrugë periferike dhe ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë. Në katin e parë të godinës ka hyrë ujë, ndërsa punonjësit e policisë kanë ndërhyrë shpejt duke ngritur pajisjet për t’i mbrojtur nga dëmtimi.

Gjendja mbetet e vështirë për shkak të reshjeve intensive dhe të pandërprera, që po e rëndojnë edhe më shumë situatën në zonë.

/Motilokal.com