Si do të jetë moti këtë të shtunë në Shqipëri? Këtu e gjeni parashikimin

Si do të jetë moti këtë të shtunë në Shqipëri? Këtu e gjeni parashikimin

Të shtunën moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me kthjellime të shkurtra herë pas here. Reshje të lehta shiu do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të vazhdojnë deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat qendrore priten reshje me intensitet mesatar.

Gjatë ditës, shiu do të shfaqet herë pas here me intensitet të ulët. Në veriperëndim dhe në qendër, lokalisht mund të ketë reshje deri mesatare në formën e shtrëngatave të shkurtra. Në Alpe dhe në majat e maleve priten reshje të dobëta bore.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8°C deri në 14°C.

/Motilokal.com