Moti të hënën në Shqipëri pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, me disa kthjellime nga mesdita. Do të ketë reshje shiu herë pas here, kryesisht të dobëta në shumicën e vendit, ndërsa në zonat malore mund të ketë shtrëngata të shkurtra. Nga mesdita dhe pasditja reshjet do të pakësohen, duke mbetur kryesisht në zonat malore dhe duke u ndërprerë gradualisht. Në Alpe dhe në lartësitë mbi 1000 deri 1100 metra në verilindje dhe juglindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët, herë pas here edhe mesatar.
Pjesa e parë e ditës së martë do të jetë me vranësira dhe reshje lokale shiu, ndërsa më vonë priten intervale me diell.
Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët me reshje shiu të herëpashershme.

/Motilokal.com
