Si do të jetë moti në fillim të javës në Mal të Zi? Këtu e gjeni parashikimin

Si do të jetë moti në fillim të javës në Mal të Zi? Këtu e gjeni parashikimin

Moti të hënën në Mal të Zi pritet të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu që do të paraqiten herë pas here gjatë ditës. Në disa zona reshjet mund të jenë më të theksuara.

Edhe dita e martë vijon me mot të paqëndrueshëm. Vranësirat do të dominojnë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa reshjet e shiut pritet të jenë më të shpeshta, në intervale të ndryshme gjatë ditës.

Të mërkurën parashikohet përkeqësim i motit. Priten reshje më të dendura shiu, të shoqëruara me erëra të forta që herë pas here mund të marrin intensitet, duke krijuar kushte më të pafavorshme për lëvizje.

/Motilokal.com