Një tërmet me magnitudë 3.2 është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kosovë.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja e tokës ka ndodhur në ora 23:09 sipas kohës lokale. Epiqendra është lokalizuar rreth 15 kilometra në perëndim-jugperëndim të Prizrenit dhe rreth 74 kilometra në perëndim të Shkupit.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 5 kilometrash, çka zakonisht e bën më të ndjeshëm për banorët e zonës përreth. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.
Lëkundje të kësaj magnitude konsiderohen të lehta, por mund të ndihen nga qytetarët, sidomos në zonat më afër epiqendrës.
/Motilokal.com
