Si do të jetë moti këtë të martë në Shqipëri? Këtu e gjeni parashikimin

Si do të jetë moti këtë të martë në Shqipëri? Këtu e gjeni parashikimin

Të martën në Shqipëri pritet mot i paqëndrueshëm. Do të ketë vranësira nga mesatare deri të dendura, por herë pas here do të hapen kthjellime, sidomos në zonat e ultësirës perëndimore. Në shumicën e vendit parashikohen reshje të lehta shiu, ndërsa pasdite dhe deri në mbrëmje vonë në ultësirën perëndimore shiu mund të marrë formën e rrebesheve.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4°C deri në 15°C.

/Motilokal.com