Si do të jetë moti këtë të martë në Kosovë? Këtu e gjeni parashikimin

Si do të jetë moti këtë të martë në Kosovë? Këtu e gjeni parashikimin

Të martën në Kosovë pritet mot i paqëndrueshëm. Në disa zona mund të ketë reshje të lehta shiu, të cilat vende-vende do të përzihen me borë, sidomos në verilindje dhe në zonat kodrinore e malore. Gjatë ditës do të ketë kryesisht vranësira, por nuk përjashtohen edhe momente të shkurtra me diell.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 2°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 8°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com