Të mërkurën pritet mot i paqëndrueshëm në Shqipëri. Që nga mëngjesi e deri rreth mesditës, në shumicën e zonave do të ketë reshje të lehta shiu, ndërsa në veriperëndim mund të shfaqen edhe shtrëngata. Pas mesditës dhe sidomos në mbrëmje, përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug, reshjet pritet të forcohen përkohësisht dhe të bien në formë shtrëngatash të shkurtra. Në pjesët e tjera të vendit shiu do të mbetet i dobët. Në Alpe dhe në zonat e larta malore nga verilindja deri në juglindje parashikohet edhe borë e lehtë.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8°C deri në 15°C.
/Motilokal.com
