Një tërmet me magnitudë 4.9 është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Kosovë. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur në orën 22:05 sipas kohës lokale.
Epiqendra është lokalizuar në zonën e Shtërpcës, rreth 22 kilometra në lindje të Prizrenit dhe 15 kilometra në veri të Tetovës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka zakonisht bën që lëkundjet të ndihen më fuqishëm nga banorët.
Deri tani nuk ka raportime zyrtare për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës, po ashtu në Shqipëri. Autoritetet pritet të japin më shumë informacione në vijim.
/Motilokal.com
