Pas tërmetit që goditi Kosovën sonte, një qytetar nga Prizreni ka raportuar dëme materiale në një market, ku lëkundjet shkaktuan rrëzimin e produkteve dhe rafteve brenda objektit.
Ai ka theksuar përmes një postimi se tërmeti shërben si kujtesë për njerëzit që të tregojnë durim dhe solidaritet në këto momente të vështira.
“Tërmeti është një shenjë e fuqisë së Allahut dhe një kujtesë për njeriun që të kthehet te Zoti. Kërkohet durim, lutje dhe solidaritet, sepse çdo sprovë ka urtësinë e saj dhe çdo vështirësi kalon me besim”, shkruan qytetari.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po mbledhin informacion mbi dëmet materiale të mundshme.
Epiqendra ishte në Shtërpcë, me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter, dhe lëkundjet u ndjenë në tërë Kosovën.
/Motilokal.com
