Sizmologu Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmik i Kosovës ka reaguar përmes një postimi në Facebook për të qetësuar qytetarët pas tërmetit të regjistruar rreth tre orë më parë. Ai njofton se ngjarja sizmike ishte një tërmet me magnitudë të moderuar.
Sipas Mustafës, aktiviteti pas-sizmik është i mundshëm, por lëkundjet e ardhshme priten të jenë më të dobëta, në përputhje me ligjshmërinë sizmike. Ai thekson se aktualisht nuk ka rrezik të shtuar dhe situata konsiderohet e qëndrueshme.
Qytetarët që ndodhen jashtë për arsye sigurie mund të kthehen në banesat e tyre, duke ruajtur qetësinë dhe duke ndjekur vetëm njoftimet zyrtare. Rrjeti sizmologjik i Kosovës po monitoron situatën në vazhdimësi.
Sizmologu falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.
/Motilokal.com
