Rekord olimpik dhe as vend në podium, surpriza që tronditi garën

Rekord olimpik dhe as vend në podium, surpriza që tronditi garën

Gara e patinazhit të shpejtësisë në pistë të shkurtër në Lojërat Olimpike Dimërore dhuroi një moment të pazakontë. Holanda theu rekordin olimpik në garën e ekipeve të përziera në 500 metra, por mbeti jashtë podiumit.

Skuadra me Xandra Velzeboer, Selma Poutsma, Teun Boer dhe Jens van’t Wout ndaloi kronometrin në 2:35.537, koha më e shpejtë e regjistruar ndonjëherë në këtë disiplinë. Megjithatë, ky rezultat nuk u solli medalje.

Ari shkoi për Italinë me kohën 2:39.019, ndërsa Holanda u rendit e pesta. Arsyeja lidhet me formatin e garës. Holandezët nuk arritën finalen A, ku vendosen medaljet, por përfunduan në finalen B pas një rrëzimi të Velzeboer në gjysmëfinale gjatë duelimit me Kinën.

Rënia i hapi rrugën Kinës drejt finales për medalje dhe e dërgoi Holandën në garën për vendet nga i pesti te i teti. Edhe pse në atë finale shënuan rekord dhe dolën disa sekonda më të shpejtë se fituesit e finales A, kjo nuk ndryshoi renditjen.

Medalja e argjendtë u fitua nga Kanadaja, bronzi nga Belgjika, ndërsa Kina e mbylli garën në vendin e katërt.



/Motilokal.com