Moti i enjten në Shqipëri do të jetë kryesisht me vranësira mesatare e të dendura. Reshje shiu të dobëta priten që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jug mund të ketë shtrëngata të shkurtra. Gjatë ditës reshjet do të vazhdojnë të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim, perëndim dhe jug hera-herës priten shtrëngata më të forta në pasdite dhe mbrëmje. Në zonat malore të Alpeve dhe në relievet e larta në verilindje dhe juglindje reshjet do të jenë dëbore me intensitet të dobët.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9°C deri në 14°C.
/Motilokal.com
