Pasuria pyjore e Shqipërisë: Veriu mbulon 41%, Jaupaj flet për menaxhimin e qëndrueshëm

Pasuria pyjore e Shqipërisë: Veriu mbulon 41%, Jaupaj flet për menaxhimin e qëndrueshëm

Shqipëria është më shumë se male dhe peizazhe, ajo është një vend me pasuri të jashtëzakonshme pyjore.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, publikoi sot statistikat mbi shpërndarjen e pyjeve në rajonet e vendit, duke nënvizuar rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të këtyre burimeve natyrore.

Sipas të dhënave zyrtare, pjesa veriore e Shqipërisë është më e pasur me fond pyjor, duke përbërë 41% të sipërfaqes së pyjeve të vendit. Rajoni juglindor ka 30%, ai qendror 17%, ndërsa rajoni jugperëndimor përbën 12% të mbetur.

Këto shifra tregojnë diversitetin dhe rëndësinë e pasurisë natyrore të Shqipërisë në hartën e gjelbër të vendit.

Ministri Jaupaj theksoi se statistikat e pyjeve nuk tregojnë vetëm pasurinë natyrore, por edhe përgjegjësinë për menaxhim të kujdesshëm dhe vizion afatgjatë.

“Punë e përditshme e Ministrisë së Mjedisit është monitorimi i pyjeve dhe kullotave, për të garantuar që këto burime të menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mjedisit dhe ekonomisë vendase”, u shpreh Jaupaj.

/Motilokal.com