Ja si do të jetë moti këtë të premte dhe fundjavë në Maqedoni

Ja si do të jetë moti këtë të premte dhe fundjavë në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni parashihet pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme, më të dendura në rajonet juglindore. Në malet më të larta, reshjet do të jenë shi dhe borë. Do të fryjnë erëra mesatare deri të forta nga veriperëndimi.

Ditën e shtunë pjesërisht me vranësira, do të ketë shira pasdite e gjatë natës dhe borë në male.

Të dielën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu. Lokalisht, do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.

/Motilokal.com