Ja si do të jetë moti këtë të shtunë në Kosovë

Ja si do të jetë moti këtë të shtunë në Kosovë

Të shtunën në Kosovë dita pritet të hapet me periudha me diell. Gjatë ditës vranësirat shtohen gradualisht, ndërsa pasditja sjell reshje shiu që herë pas here mund të jenë më të dendura. Në mbrëmje dhe gjatë natës, shiu bëhet më i qëndrueshëm dhe vazhdon deri në orët e para të së dielës. Në zonat malore parashihen reshje bore.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 1°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com