Ortekët bllokojnë rrugën drejt Thethit, ndalohet qarkullimi në Qafë Thore

Ortekët bllokojnë rrugën drejt Thethit, ndalohet qarkullimi në Qafë Thore

Rruga në aksin Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht pas rënies së ortekëve pranë tuneleve panoramike, duke detyruar ndërprerjen e qarkullimit për arsye sigurie.

Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar, edhe pse është ndërhyrë me freza për pastrimin e borës, hapja e rrugës nuk ka qenë e mundur, pasi ortekët vazhdojnë të jenë aktivë dhe paraqesin rrezik për ekipet në terren.

Për pasojë, trafiku në zonën e Qafë Thores mbetet i ndaluar deri në stabilizimin e kushteve dhe ndërprerjen e rënies së ortekëve.

Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo ndryshim.

/Motilokal.com