Moti të hënën në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura me kthjellime të herëpashershme. Reshje shiu të dobëta në mëngjes, në veri gjatë ditës dhe në mbrëmje në shumicën e zonave. Në bregdet dhe ultësirë reshje të izoluar me stuhi të shkurtra dhe rrufe. Në zonat malore mbi 800-900 metra reshje bore të dobëta deri mesatare, mbi 1800 metra stuhi bore.
Dita e martë nis me reshje shiu dhe borë në zonat malore, nga pasditja më shumë kthjellime.
Të mërkurën pjesa e parë ditës parashihet pothuajse e kthjellët, nga mesdita shtohen vranësira dhe në mbrëmje priten reshje shiu.

/Motilokal.com
