Në Kosovë, e hëna sjell ditë kryesisht me vranësira, ndërsa pasdite e mbrëmje shfaqen përsëri reshje shiu në disa zona. Në zonat malore, reshjet shndërrohen në borë.
Të martën, me rënien e temperaturave, shiu kthehet në borë, por deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
E mërkura sjell intervale më të shpeshta me diell, por moti mbetet i freskët dhe i ftohtë.

/Motilokal.com
