Qendra për Menaxhim me Kriza bën me dije se reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe evakuime në disa qytete dhe fshatra.
Rajoni i Kërçovës
Gjatë natës, reshjet e mëdha shkaktuan përmbytje në rrugën “Prilepska”, ku disa shtëpi u dëmtuan. Rreth 180 persona u evakuuan dhe u strehuan në palestrën sportive “Hristo Uzunov”.
U regjistruan përmbytje edhe në rrugën “29 Nëntori” në lagjen Podvarosh, ku u përmbytën disa bodrume, si dhe disa objekte të spitalit të qytetit. Në terren kanë intervenuar ekipet e OMB Kërçovë, NP Komunalec dhe shërbime të tjera kompetente.
Udhëheqësi i QRMK Kërçovë mbajti takim në komunë dhe u organizua shpërndarja e ushqimit, ujit dhe ndihmave me ndihmën e Kryqit të Kuq. Nga Shkupi u dërguan ekipe shtesë me batanije, dyshekë dhe shtretër. Sipas informacioneve të fundit, nuk ka persona në rrezik për jetën, por evakuimi parandalues vazhdon dhe situata monitorohet.
Rajoni i Shkupit
Gjatë mëngjesit, qytetarët raportuan përmbytje në:
Idrizovë (Komuna Gazi Baba)
Bukoviq (Komuna Saraj)
Zelenikovë (Komuna Zelenikovës)
Lagjen Radishani (Komuna Butel)
Komunat përkatëse kanë bërë vlerësime në terren dhe po ndërmerren masat për sanimin e pasojave.
Rajoni i Tetovës
Janë raportuar rrëshqitje dhe bllokim i rrugës Tetovë, fshati Xhermë, ku trafiku u ndalua. Për shkak të reshjeve të borës, nga ora 07:45 është vendosur ndalim për automjete të rënda dhe autobusë në rrugën Tetovë, Mali Sharrit. Aktualisht, nivel i ujit nuk ka rritje dhe nuk priten përmbytje, ndërsa furnizimi me energji dhe ujë të pijshëm funksionon normalisht.
Rajoni i Gostivarit
Në Gostivar dhe rrethina janë raportuar përmbytje të shtëpive në Belovishte dhe lagjet Ciglanë dhe Banjëçnicë. Një kanal i bllokuar në fshatin Balindol shkaktoi përmbytje të disa shtëpive. Në një nga shtëpitë e përmbytura në Belovishte ishin bllokuar dy fëmijë me nënën e tyre, të cilët u shpëtuan nga NJTZ dhe OPM Gostivar.
Përmbytjet janë pasojë e daljes së lumit Sushiçka dhe kanaleve të bllokuara. Mekanizmat janë angazhuar për pastrimin e terrenit dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale po monitorojnë situatën.
/Motilokal.com
