Ja si do të jetë moti në fillim të javës në Maqedoni

Ja si do të jetë moti në fillim të javës në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoni parashihet pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në male dhe vendet më të larta në pjesët perëndimore do të ketë reshje bore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në vende të caktuara në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë.

Ditën e martë pritet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe borë në male. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu (lokalisht mbi 60 km/orë).

Të mërkurën do të kemi mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell.

/Motilokal.com