Fillimi i javës në Mal të Zi vjen me një qiell të luhatshëm. Të hënën, vranësirat dhe kthjellimet ndërrohen mes vete, por nga pasditja shiu përfshin shumë zona, ndërsa në male reshjet kalojnë në borë.
E marta nuk sjell stabilitet. Do të ketë herë diell e herë vranësira, të shoqëruara me erëra që në momente të caktuara marrin forcë dhe e bëjnë motin më të freskët.
Të mërkurën, moti anon nga vranësirat, me reshje shiu që rikthehen dhe e mbajnë ditën të zymtë në pjesën më të madhe të vendit.

/Motilokal.com


