Nga i ftohti ekstrem i 2008-ës, çfarë moti sjell 18-vjetori i Pavarësisë

Nga i ftohti ekstrem i 2008-ës, çfarë moti sjell 18-vjetori i Pavarësisë

Për dallim nga 17 Shkurti i vitit 2008, kur në Kosova mbretëronte një i ftohtë i ashpër dhe temperatura ekstreme, këtë vit përvjetori i Pavarësisë vjen me kushte më të buta atmosferike.

Si do të jetë moti në 18-vjetorin e Pavarësisë?

Sipas parashikimit, nesër pritet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe vende-vende edhe me borë. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa era do të fryjë nga lindja dhe juglindja me shpejtësi mbi 21 kilometra në orë.

Atmosfera do të jetë tipike dimërore, por dukshëm më e lehtë krahasuar me ditën historike të vitit 2008.

Urime 18-vjetori i Pavarësisë!

/Motilokal.com