E marta do të nisë me qiell të mbuluar nga vranësirat dhe reshje shiu pothuajse në të gjithë Shqipëri, duke sjellë një ditë tipike dimri me kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë të pranishme që në orët e para të mëngjesit, me intensitet të ulët deri mesatar dhe në formën e shtrëngatave të shkurtra. Në jug të vendit, në intervale të shkurtra kohore, priten edhe reshje më intensive, veçanërisht në orët e hershme të ditës.
Gjatë orëve të ditës, shiu do të vijojë herë pas here në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të ulët, por lokalisht mund të shoqërohet me shtrëngata të shpejta.
Ndërkohë, në zonat malore, sidomos në Alpet Shqiptare, si dhe në verilindje, lindje dhe juglindje mbi 500 deri 800 metra lartësi, reshjet e shiut do të zëvendësohen nga dëbora, me intensitet të ulët dhe vende-vende mesatar.
Kushtet e tilla pritet të sjellin vështirësi të përkohshme në zonat malore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet nën ndikimin e reshjeve dhe vranësirave gjatë gjithë ditës.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8°C deri në 9°C.
/Motilokal.com
