Rritet rreziku për ortekë në zonat malore, apel për kujdes maksimal
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka paralajmëruar për rrezik të shtuar të ortekëve pas reshjeve të fundit të borës, ndryshimeve të temperaturave dhe erërave të forta nga jugperëndimi.
Sipas njoftimit, në shumë zona malore janë krijuar shtresa të paqëndrueshme të borës, duke e bërë situatën të pafavorshme dhe duke rritur ndjeshëm mundësinë e ortekëve. Rreziku është më i theksuar në faqet me orientim verior, por nuk përjashtohet edhe në pjesë të tjera.
Ju lutemi:
- shmangni lëvizjet jashtë shtigjeve të sigurta dhe të kontrolluara
- informohuni paraprakisht për kushtet e borës dhe parashikimin e motit
- përdorni pajisje adekuate të sigurisë (ABC orteku)
- mos veproni individualisht në terrene të rrezikshme
- planifikoni aktivitetet vetëm me vlerësim të kujdesshëm të rrezikut
Siguria juaj është përgjegjësi e përbashkët.
/Motilokal.com
