Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë të ditur se po vazhdon puna për pastrimin e borës në Rrugën e Panaritit dhe Gjonomadhit, me qëllim që të sigurohet qarkullim i sigurt dhe normal për banorët.
Ai theksoi se shërbimet janë në terren dhe po ndërhyjnë në çdo zonë ku paraqitet nevoja, në mënyrë që asnjë rrugë të mos mbetet e bllokuar si pasojë e reshjeve të borës.
Filo shprehu mirënjohje për ekipet e angazhuara, duke i falënderuar për punën dhe përkushtimin në përballimin e situatës.
/Motilokal.com
