Tërmet i fuqishëm trondit Bosnjë dhe Hercegovinën

Tërmet i fuqishëm trondit Bosnjë dhe Hercegovinën

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mbrëmjes të së martës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur më 17 shkurt 2026 në orën 17:31, me epiqendër në koordinatat 43.824 gjerësi veriore dhe 16.898 gjatësi lindore, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra është lokalizuar rreth 9 kilometra në jugperëndim të qytetit të Livno, si dhe rreth 51 kilometra në verilindje të Spliti, në Kroaci.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa tërmeti është ndjerë nga banorët në zonat përreth.

/Motilokal.com