Sot, Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës ka realizuar një operacion shpëtimi për një turiste ski-bjeshkatare, e cila pësoi thyerje të këmbës gjatë skijimit.
Ekipi ka arritur në vendngjarje dhe i ka dhënë ndihmën e parë, duke imobilizuar frakturën dhe duke e përgatitur të lënduarën për evakuim.
Aksidenti ka ndodhur pranë majës së Ram Aruqit, në kreshtën kufitare mes Republika e Kosovës dhe Shqipërisë, në masivin e Bjeshkëve të Nemuna.
Operacioni i shpëtimit është kryer me barrelë dhe motosajë, në kushte të vështira malore. Pas evakuimit, e lënduara është dorëzuar te ekipet e urgjencës për trajtim të mëtejmë mjekësor.
/Motilokal.com
